I detyruar të largohej nga Italia për shkak të veprimtarisë së tij politike, Pietro Marubi kërkoi strehim në Shkodër të Shqipërisë, ku në vitin 1856 themeloi atelienë e parë fotografike në vend. Qindra mijëra fotografi të prodhuara nga Marubi dhe fëmijët e tij gjatë dekadave u konfiskuan nga regjimi i Hoxhës në fillim të viteve 1950 dhe u bënë të aksesueshme për publikun vetëm në vitin 2016, kur koleksioni u transferua në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi. Me projektin La memoria dell’aria, Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita kanë kryer kërkime brenda këtij arkivi të pamasë, duke rikuperuar fotografi të vjetra dhe duke intervistuar njerëzit e portretizuar aty, në mënyrë që t’u riparaqesin imazhet e një të shkuare të ruajtur për dekada të tëra në harresë.

Keywords:

Memory believes before knowing remembers.
Believes longer than recollects, longer than knowing even wonders.

William Faulkner, ‘Light in August’

 

Një imazh i vetëm sjell në mendje të tjera. Imazhe të padukshme, por me plotësi e jetës, qe lindin nga nje tregim dhe duken si kurr mbushin një boshellëk. Natasha flet dhe duke folur na ofron kontekstin për t’iu afruar asaj fotoje, të cilën e takuam një muaj më parë në arkivin e muzeut Marubi: një fëmijë e hollë, e vetmuar, e përqendruar dhe e mahnitur; trupi i harkuar, kompakt, i shndërruar në një engjëll që shikon përtej kufirit të qemerit të kishës së dekonkretuar.

Ajo vajzë eshtë sot e niejtja grua që një mëngjes shtatori 2019, në një lokal në Tiranë, niset nga ai imazh dhe tregon jetën e saj. Kjo foto gjeneron kujtime, madje edhe të asaj që nuk ka qenë kurrë: ëndrra e shkatërruar nga regjimi i Hoxhës, për të ndjekur një karrierë si sportist konkurrues. Kështu ne mbetemi pezull mes dialektikës themelore: dëshirës për liri dhe

kufizimit të dhimbshëm, shpresës dhe keqardhjes, lehtësisë dhe gravitetit. Çdo gjë tjetër rivendoset, imazhi ndryshon. Historia e Natashes është e para nga historit qe kemi rregjistruar gjatë pesë javëve duke filluar nga 20 korriku 2021. Ishin ditë të nxehta dhe takimet mund të bëheshin vetëm herët
në mëngjes ose vonë. Vetëm një nga mbrëmjet e para, së bashku me Stellën, mikeshën dhe guidën tonë, ecim drejt shtëpisë së Leopoldit, pranë Rrugës G’juhadol, në qendër të Shkodrës.

Të ecësh nëpër rrugët e këtij qyteti do të thotë të vazhdosh me intervale: ndërhyrje qetësie qe dhe ngadalësie të alternuara me dritat e dyqaneve qe i përkasin një kohe të pacaktuar, me zhurmën elegante të biçikletave, me lehjen e qenve endacakë që rivizatojnë trajektoret. Hyjmë në shtëpinë e Leopoldit duke ngjitur disa shkallë. Muret ngjyrë bruzi të hyrjes shtëpi strehojnë piktura të jetëve të largëta, të ndryshme, dhe të gjialla qe akoma perjetojin.

Nuk e dimë ende por sonte në shtëpinë e tij do të inaugurohet rituali informal që do të shoqërojë gjitha takimet tona, i përbërë nga oferta, histori, heshtje, dëgjim, dëshirë për dije. Pasi kemi qenë në dhomën e ndenjes kalojmë në kuzhinë. Leopoldi shkëput nga gozhda një objekt të vogël druri, pa formë dhe gjysmë të fshehur, të rrethuar nga reflektimet rozë të enëve të shumta prej bakri në mure, të cilat ndërkohë kishin tërhequr vëmendjen tonë.

Duart e tij e mbajnë atë objekt në mënyrë intime; nuk habitemi kur shpjegon se ajo dru konkave, një lugë e thjeshtë, është e njëjta që e kishte ushqyer gjatë jetës në burg. Ishte 17 vjeçe, edhe ishte akusuar si armiku i popullit sepse vllaj i tij mbështeti një parti kundër regjimit e kohës.

Italishten qe flet me ne e mësoi në burg sepse aty ishte me të elita e inteligjencës shqiptare. Kur e panë atë djalë kaq të vetëm dhe të humbur, i thanë ta kthente atë përvojë në një mundësi, duke vendosur të mësonte diçka të re çdo ditë. Kshu kish bëre, edhe me atë gjiuh e mësuar në vetminë, para se të ndaheshim, na tha: “ne çdo familje qe ju do shkoni do ndixhoheni gjiërat e e trishtuar. Të gjith kan nje histori trishtë për të treguar. Historia nuk i ka dënuar italianët siç na ka dënuar ne. Ju s’mund ta kuptoni. Por është e natyrshme të mos kuptosh.”

Fjalët e tij ishin plot e verteta. Vetëm ata që zhyten në historinë e Shqipërisë dhe të Shkodres, mund ta kuptojnë sevsa shumë vuajtje ka.

Ajo që vijon janë vetëm disa sugjerime të shkurtra për kompleksitetin e këtyre historive, secila prej të cilave buron nga fuqia e një imazhi që mendohej të harrohet. Çdo person që takuam i kishte sytë e kthyer nga e kaluara, por mendjet e tyre ishin të shtyra përpara: nga kujtesa e kohërave të shtypjes del dëshira për shëlbim dhe rigjenerim, vullneti për të thënë për të thënë “Unë ekzistoj”.

E kaluara nuk ikën kurrë. Gjurmë, simbol, pikënisje. Kujtesa bëhet trup dhe mban në dorë historinë e vet me të njëjtin spontanitet me të cilin mban një lugë në dorë.

 

◊ ◊ ◊


Alma Bazhdari Naraçi
Schkoder, Albania, 2021 

Babai i Almës.Fotograf i panjohur.© Marubi National Museum of Photography

 

 

Një fotografi që ka qenë gjithmonë e veçantë në jetën teme, qysh fëmi: asht fotografia kur baba jem ka ikë nga kampi i përqendrimit në Prishtinë. Gjithkush e ka babën e bukur por baba jem ka qenë shumë i bukur dhe në të gjitha fotografitë e tija ai dilte si një njeri i bukur dhe i veshun bukur.

Kjo ka qenë fotografia që, fëmijë, më bante përshtypje sepse këtu baba ishte i trishtuem, i veshun shumë keq edhe shumë i dobët. Me një valixhe të shkatërrueme edhe afër një burrit të cilin nuk e njohim, e me sa di unë, as ai nuk e ka njohtë.

Baba 19 vjeç ka përfundue në kamp të Prishtinës, të përqendrimit, dhe për një arsye tepër kazuale ka mbërritë me shpëtue. Dhe pse ka ndodhë një diçka tepër e rastësishme, në momentin kur kanë qenë tue e çue bashkë me grupin tjetër me u pushkatue prej gjermanëve, ka kalue gjyshi, i cili ka kuptue gjendjen. Ka hye vrap në xhandarmëri. Ka pyet sa lekë doni për djalin tem. E kanë ulë babën prej makinet, e kanë lanë në një zyrë dhe ndërkohë baba ka ndigjue pushkatimin e shokëve të tij.

Kjo histori – këtë unë e kam kuptue vonë – atij i kishte mbetë në mend dhe kjo e ka ndjekë tanë jetën, sa kur u ba përmbi 90 vjeç atëherë kur s’kishte ma me i dhanë llogari kujt, ai jetonte në Itali bashkë me mue, u ulte prej pallatit, shkonte te stacioni i autobuzit, u ulte ndenjun te një karrige dhe i thoshte njerëzve: “A doni me ju diftue një histori?”

Ose shkonte te parku përballë shtëpisë, shihte dikend të ulun në një karrige, iu afronte edhe i thoshte: “A doni me ju diftue një histori?” Dhe diftonte historinë e vet sesi 19 vjeç kishte shpëtue prej duerve të nazistave dhe kishte ndie ndërkohë shokët e vet duke iu pushkatue. Kur në moshën 90 e sipër ai tregonte këtë histori, atij iu mbushnin sytë me lot dhe kjo më bani me kuptue mue që baba jem kishte jetue gjithë jetën e vet me këtë shock të fshehtë të cilin neve nuk kishte dashtë me na e transmetue por e kishte mbajtë përmbrenda vetes dhe tashti kishte ardhë koha që ai me shfrye.

Kur ai ka mbërritë në shtëpinë e vet aq shumë ka qenë i trasformuem sa gjyshja (nana e tij) nuk e ka njoftë dhe e ka pyet te dera: “Kush jeni ju?” Pra, në ato muaj burg në kamp përqendrimit, baba ka humbë 19 kg peshë për 4 muaj dhe i ka ikë edhe drita e synit se një nanë e njeh fëminë e vet, gjithsesi, edhe të dobësuem, por ai ka qenë aq i tmerruem, aq i çatrafiluem sa nana e vet nuk e ka njoftë.

Baba ka shpëtue prej kampit për herë të dytë, sepse gjermanët humbën luftën dhe e ka kuptue se lufta asht mbyllë se ka pa gjermanët tue hjedhë armët dhe tue ikë me vrap.

Kjo asht një fotografi që unë e mbaj në zonën time të shtëpisë edhe ai me dorën e tij ka shkrue një rresht ku thotë: “Ardhë nga kampi i internimit gjerman, për 4 muaj humba 19 kg peshë.

Unë punoj me të huaj dhe një djalë gjerman ka shkrue një shënim tjetër, ka ba përkthimin e këtyne rreshtave në gjermanisht. Edhe asht interesant dëshira e tij që erdhi e më tha a mund ta shkruaj gjermanisht këtu poshtë. Patjetër, i dhashë leje. Kjo asht një ndër fotografitë të cilat mue më ka ba përshtypje në tanë albumin e familjes që kemi dhe e kam vue te zona jeme personale. Faleminderit!

Shtëpia e Almës. Fotografi nga Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita

 

 

◊ ◊ ◊

Ahmet Shurdha
Schkoder, Albania, 2021

Familja e Ahmetit në një foto të realizuar nga Geg Marubi © Marubi National Museum of Photography

 

 

Shih çka due me të diftue! Qysh fëmijë, ruej kujtim prej Marubit! Shumë njerëz që kishin korrispondencë nga jashtë me babën, i kërkonin që me pa familjen dhe mbas shumë peripecish u dha mendimi që mund të shkojmë.  Këta që kanë qenë të persekutuem nuk kanë pasë shumë qejf me u ekspozue në pjacë, me dalë, se i thonin: “Hë, hala gjallë qenkeni?! Apo dilni edhe në Pjacë?”

Në momentin që tha baba po shkojmë me ba një foto, unë u gëzova jashtë maset. Kur shkueme si familje, dmth ajo delikatesa e tij, ajo xhentilesa e tij. Hymë te ajo dera poshtë, u ngjitme në shkalla dhe, në sekondë, del Gegë Marubi. Unë u gëzova se pashë që po u takonin dy miq të kahershëm dhe ata biseduen një bisedë bajagi të gjatë. Unë pashë që ai kishte ato perdet e bukura e këso punësh, që i kishte jo për reklamë po për mbrapa fotove, pashë edhe aparatin e madh që e kishte të mbuluem me diçka të zeze, diçka të madhe.

Na sistemoi: ka pasë një stol për ata që do të rrinin  ndejun kurse pjesa mbrapa do të rrinte në kambë.

Më bani prapë përshtypje etiketa e tij në momentin kur donte me na sistemue:  “Ju lutem”, “kujdes”,  “edhe një fije”, “nuk po vonojmë”. Por në momentin kur i tha babës: “Ju lutem zotni, a mund ta preku pak zojën, sa me e sjellë kështu?” Një sjellje që s’e kisha pa kërkund, gjithmonë më ka mbetë në kujtesë!

Gegë Marubi të ka folë, të ka bisedue, të ka pyet. Mënyra sesi ka qenë, ka qenë i veçantë. Unë e kam jetue Marubin sepse edhe unë u bana disa vjeç.

Shihe Ahmetin, jo se ishte hera e parë ose e fundit te Marubi, por mënyra sesi ai e trajtonte kallaballekun ka qenë speciale. Sepse si individ asht krejt ma e thjeshtë me të ba foto por ajo xhentilesa e tij, delikatesa e tij. Ka qenë i veçantë. Realisht mund të them kështu, një katolik i hershëm i kulturuem, sepse të gjithë njerzit që kanë pasë një fije dalje, nuk kanë qenë krejt si të tjerët. Unë pa dashtë me u lëvdue, baba ka vdekë austriak sepse 14 vjeç e çoi i ati në Vjenë për studime. Dhe një vjet e la te një plakë, sepse kështu ishin rregullat, edhe sot janë. Edhe gjyshi, kastan e komentoj unë si fenomen, të arrish me pasë këto arritje, një njeri që, domethanë, vetëm mejtepin kishte, nuk asht gja e vogël. Marrëdhaniet katolikë- myslimanë kanë qenë fenomenale. Mue më kanë ndërpre disa herë tue shpjegue marrëdhaniet që kemi pasë me hebrejt e katolikët. Përveçse asht një kujtim, fotoja asht një kujtim i sjelljes së Marubit.

Në këtë foto janë të marrun në stolin poshtë, djathtas kur ta shikosh foton, poshtë asht baba Muhamet Shurdha, poshtë asht motra Fatbardha, majtas asht nana Nezihat Behri Shurdha, sipër asht motra Vahide dhe tjetri sipër jam unë, Ahmeti.

Shtëpia e Ahmetit. Fotografi nga Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita

 


◊ ◊ ◊

Romeo Gurakuqui
Schokder, Albania, 2021

Themeluesit e Klubit të Gjuhës Shqipe, në një foto të realizuar nga Pietro Marubi në 1908 © Marubi National Museum of Photography

 

 

Kjo është një foto e anëtarëve të Klubit të Gjuhës Shqipe, themelue fillimisht në vitin 1908 kur mbas revolucionit xhonturk u lejue, u rivendos, kushtetuta brenda Perandorisë. Shqipëria dhe Shkodra ishin pjesë e Perandorisë Osmane dhe u lejue mësimi i gjuhës, ndërtimi i aktiviteteve kulturore dhe i organizatave. Dhe një prej organizatave që kanë lindur në këtë  kohe nga disa djem shkodranë që kanë qenë të diplomuar në shkollën «Arti e Mestieri», shkollë italiane e themelueme në Shkodër, ishte Klubi i Gjuhës Shqipe. 

Klubi ka pasë një ndërprerje. Unë nuk jam në gjendje ta them saktësisht kohën e ndërprerjes por kjo foto i përket vitit 1911, pra në kohën e ripërtëritjes së Klubit, dhe këtu janë mbledhur për të lexuar gazetën «Bashkimi i Kombit» që botohej në Manastir, në pjesën jugore të Republikës së sotme të Maqedonisë së Veriut. 

Gjyshi im, Lazër Gurakuqi, ka qenë korrespondenti i redaksisë së kësaj gazete dhe ia lexon shokëve të tij përmbajtjen e gazetës, një numër gazete. Kjo foto është bërë nga Marubi. Sikurse e shihni, ata kanë mbajtur – gjithmonë brenda rregullave të Perandorisë dhe të tregimit të identitetit në fakt në publik – fesin e kuq. Ndërsa gjyshi im këtu, në nderim të Shqipërisë ka hequr fesin e kuq edhe ky është një shpjegim që ma kanë kallëzue të parët e mi. Baba jem, edhe para babës tem, ma ka kallëzue nanëbabja e cila më ka rritë dhe kjo gja më ka mbetë në kujtesë.

Ndërsa këtu është vrojtori i klubit «Gjuha Shqipe». Si një akt themelimi me siguri, do të duhet të jetë një proces-verbal i klubit të «Gjuhës Shqipe». I përket vitit 1911 ku tregon përmbajtjen e mbledhjes së zhvillueme dhe kush kanë qenë dhe cilët janë zgjedhë drejtues të klubit, që i bjen me qenë: kryetar Kel Kraja, nënkryetar Mati Logoreci, sekretar Bumçi, Kel Kodheli Marubi, duhet të kenë qenë Karlo Suma dhe i fundit asht gjyshi jem, Lazër Gurakuqi. 

Kjo është, pak a shumë. Unë këtë foto e kam pasë gjithmonë në shtëpi. E kam ma të vogël, e kam dikund, nuk e kam këtu origjinalin. Kjo është një foto e zmadhueme dhe unë këtë  foto bashkë me shumë foto të familjes dhe një pjesë të fotove të Shkodrës i kam pasë në zyrën time, në studion time në Tiranë, në Universitetin Europian, për 11 vite dhe kushdo që vizitonte Universitetin, vinte edhe te zyra ime e unë i kallëzoja Shkodrën teme.

Anëtarët e klubit të gjuhës shqipe janë edhe nismëtarët e themelimit edhe të ideimit edhe të një biblioteke kombëtare shqiptare. Kjo e gjitha ka dalë në sajë të një zbulimi të fundit të dokumentacioneve respektive të bame nga një prej njerëzve ma të ditun sot në Shqipëri, njerëzve ma të kultivuar, profesor Aurel Plasarit, i cili me dokumenta ka ndriçuar aktivitetin e anëtarëve të klubit të «Gjuhës Shqipe» dhe ka cituar gjyshin tim, Lazër Gurakuqin, si një prej ideatorëve të bibliotekes. Harrova t’ju them edhe një gjë tjetër që lidhet me transferimin e bibliotekës së «Komisisë Letrare» nga Shkodra, në Tiranë.

Dmth gjatë kohës së Austrisë, siç ju thashë pak më përpara, Shqipëria ka prosperuar dhe ndër gjërat që është themeluar në këtë kohe ka qenë një lloj Akademie e Shkencave e Shqipërisë, dmth për herë të parë asht themelue «Komisia Letrare» dhe janë mbledhë mendjet më të ndritura të botës shqiptare këtu,  në Shkodër, jo vetëm të Shqipërisë por edhe albanologë të cilët kanë themelue «Komisinë Letrare».

Ndër, le te themi, institucionet e «Komisisë» ka qenë edhe Biblioteka e Komisisë që është transferuar nga Karl Gurakuqi në mars të vitit 1920 nga Shkodra në Tiranë, dhe bazamenti i «Bibliotekës Kombëtare» aktuale në Tiranë ka fillue pikërisht me librat e Bibliotekës së «Komisisë Letrare» në Shkodër. 

Asht diçka fantastike shpjegimi që ai bën, që të mos harrohet udhëtimi i kësaj biblioteke nga Shkodra në Tiranë në vitin 1920. Një Shqipëri e mbrapambetun, pa rrugë, me moçale, nuk ishte një rrugë sikur asht sot, që e ban për një orë e gjysëm por mund të shkonte disa ditë me shkue nga Shkodra deri në Tiranë, dhe ajo rrugë ka qenë me shumë peripeci. Këto libra fillimisht janë vendosur në Bibliotekën e Ministrisë së Arsimit dhe mbrapa, Karli [Gurakuqi] ka themelue Bibliotekën Kombëtare.

Studimi i Romeos. Fotografi nga Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita

 

 

Autorët


Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita kanë studiuar për arte vizuale në IUAV, Venecia. Nga 2010-2015, kanë punuar në të njëjtin fakultet me Lewis Baltz dhe Adrian Paci, si asistentë profesorë. Praktika e tyre zhvillohet rreth tematikës së peizazhit, kujtesës, përfaqësimit dhe investigimit të mundësive që përfshihen në “gjërat” që përcaktojnë dhe e bëjnë botën të hapur e njëkohësisht të panjohur, duke iu çasur vendit ku emrat dhe gjërat bëhen bashkë dhe hapin potencialin e së kaluarës tonë të bashkëndarë. Puna e tyre qëndron në reflektimin mbi fenomenin e pranishëm duke sfiduar edhe idenë e fotografisë si vërtetësi. Në 2016-ën, kanë fituar çmimin Lewis Baltz Research Fund dhe kanë publikuar librin e tyre të parë me MACK (London). Janë fitues të disa bursave të studimit dhe rezidencave artistike në Venecia (Fondazione Bevilacqua La Masa – Itali), Winterthur (Villa Straüli – Zvicër), YADDO (Saratoga Springs – SHBA), Citè Internationale des Arts (Paris – Francë). Jetojnë mes Milanos dhe Venecias.

www.laitarizzi.com

Kredite

Foto hyrëse: Angjelin Nenshati, ‘First Show at the New Youth Club’, 1967. © Marubi National Museum of Photography

Tekst hyrës përkthyer nga italishtja nga Angela Laci


Recent articles

As he navigates through the recurrent lockdowns of the pandemic, stranded between hitchiking and muggings, job hunting and separations, Fabio Valerio Tibollo rediscovers photography as a powerful coping mechanism. Recording everything that happened around him for one year straight, from attending momentous events to finding curiosity in shots of simple living,… Read more »

Keywords:

How many types of lightning are there, and how did the Victorians perceive and rationalise them? This article by James Broome, first published on The Strand Magazine in 1897, puts together photographs from both observatories and amateurs to show lightning in many of its different forms and shapes, while reflecting… Read more »

Keywords:

Venice is perhaps the only city in the world where food can only be delivered on foot. Recounting his experience as a delivery “walker”,  Giorgio Pirina traces a fresco of his daily shifts, caught between digitalised work and timeless sites, with the liberating experience of walking contrasting with the impact… Read more »

Keywords: